Durrës, ujësjellësi u ndërpret ujin familjeve debitore
 
Kane 20 vjet qe banojnë te ish hotel"Kruja"ne plazhin e Durrësit dhe nuk kane paguar asnjëherë ujin që konsumojnë.
Kjo ka ndodhur me 30 familje te cilat nuk kane as kontrata me ujësjellësin e për pasojë nuk kanë as matësa për ujin e pijshëm qe konsumojnë.
 
Në këto kushte Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës ka qenë sot në zonën e plazhit dhe ka ndërprerë ujin e pijshëm për këto familje.
 
Sipas përgjegjësve të ujësjellësit banorët e pallatit do privohen nga uji I pijshëm deri në lidhjen e kontratave.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)