Protestat për heqjen e shatërvanit nga sheshi qendor i qytetit të Durrësit kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së të mërkurës, teksa në Këshill vijonte mbledhja për miratimin e buxhetit të Bashkisë.

Mjaft qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike për të dalë në protestë kundër vendimit të Bashkisë për heqjen e shatërvanit.

Protestuesit nuk kursyen akuzat në drejtim të kryetarit të Bashkisë për abuzime me betonizimin e shumë pjesëve muzeale të qytetit dhe mungesën e hapësirave të gjelbërta në këtë qytet.

durres shatervani

durres shatervani

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)