DURRES - Një 14-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen e një dyqani mishi në Durrës.

Burime nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se 14-vjeçari ka vjedhur 3 180 Euro në një dyqan një ditë më parë, ndërsa në momentin e arrestimit atij i janë sekuestruar një sasi e parave të vjedhura, një armë dhe një telefon celular.

NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të pandërprerë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të një vjedhje të ndodhur në lagjen Nr.18, duke ndaluar autorin e dyshuar, konkretisht shtetasin:

• E.D. 14 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tij u bë pasi: Më datë 07.11.2016, në lagjen Nr.18, Durrës në dyqanin e mishit në pronësi të shtetasit L.K. ka vjedhur 3 180 €.

Menjëherë Efektivat e Policisë Durrës nisën hetimet dhe në orët e para të ditës së sotme vunë në pranga autorin, ku gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një pjesë të parave të vjedhura, 1 500 €;

•një armë sportive tip pistoletë me mbishkrimin “Ekol Special”

•një telefon celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vjedhja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”parashikuar në nenet 134 dhe 280 të Kodit Penal.
(er.nu/shqiptarja.com)