DURRËS - Prej tre ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e dy peshkatarëve të zhdukur gjatë pasdites së 4 janarit në plazhin e Durrësit.
Edhe gjatë ditës sotme anijet "Lissus" dhe "Iliria", ndodhen në gjirin e Durrësit dhe në Gjirin e Lalzit të angazhuara në operacionin e kërkim shpëtimit të dy peshkatarëve, Avni Shahinaj 42 vjeç dhe Bekim Mancina 30 vjeç.
Edhe Policia Kufitare e Portit të Durrësit po vijon kërkimet e dy peshkatarëve me mjetet e saj lundruese.
Dy peshkatarët me origjinë nga Kukësi dhe banues në Durrës, kanë humbur pasditen e 4 janarit kur dolën për peshkim.
Dy ditë më pare Policia kufitare gjeti varkën e dy peshkatarëve rreth 4.5 milje larg bregut, por ende nuk dihet fati i dy peshkatarëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com