DURRES - Mes dhimbjes e lotëve është përcjellë për në banesën e fundit Aishe Vata, 18 vjeçarja e cila u gjet e masakruar dhe me me kokë të prerë paraditen e djeshme (11 tetor) në një parcelë me misër, rreth 500 metra larg banesës së saj por dhe pranë shinave të trenit.
Krimi i rëndë u shënua pranë mbikalimit të fshatit Fllakë, në hyrje të rrugës XhafëZotaj ndërkohë që policia ende nuk ka gjetur kokën e prerë të vajzës. Vajza është varrosur pa kokë. Ekspertët të policisë dhe prokurorisë së krimeve të Rënda nga Tirana që kanë marrë në dorë dosjen e krimit makabër. Policia ende nuk ka ndonjë të dyshuar si autor të krimit ndërsa është shoqëruar një djalosh nga Shijaku, i cili mendohet se ka qenë i dashuri i viktimës. Ekspertët mjeko ligjorë konfirmojnë se vajza ishte shtatzënë 11 javëshe.
Një fqinj gjeti trupin e pajetë të Aishes dhe më pas telefonoi policinë. Policia thotë se janë dy pista hetimi. Ajo e një konflikti të brendshëm familjar apo dhe ndonjë histori pasioni të 18 vjecare dhe vazhdojnë të marrin në pyetje të afërm të viktimës. I ati Muhamet Vata kishte bërë identifikimin e trupit të masakruar me thika në parcelën me misra disa metra larg banesës së tyre tre katëshe.
POLICIA SHOQERON NE POLICI NJE 18- VJECAR, MENDOHET I DASHURI
Një 18 vjeçar nga qyteti i Durrësit, i cili mendohet se mund të ketë pasur një histori dashurie me vajzën e gjetur të masakruar është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me krimin makabër. Policia ka sekuestruar të gjitha sendet personale të viktimës ndërkohë që prokurori i çështjes është i vëllai i presidentit Bujar Nishani, Sokol Nishani.
18 vjeçares
POLICIA: VIKTIMA U VRA ME MJET PRERES
Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp të orës 12: 30, (11 tetor) duke iu referuar të dhënave paraprake të marra deri në orën 10: 30 minuta informon se trupi u gjet në një parcelë të mbjellë me misër në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”.
"Në vendin e ngjarjes shkuan për verifikim në mënyrë të menjëhershme shërbime Policie. Pas verifikimit dhe njohjes nga familjarët, rezultoi se kufoma i përket shtetases Aishe Vata, 18 vjece, banuese në Xhafzotaj. Në vendngjarje, grupi Hetimor po kryen veprimet e para si kqyrja e vendit të ngjarjes, gjetja, administrimi dhe në një fazë të dytë ekzaminimi i provave të grumbulluara. Paraprakisht mendohet se vrasja është kryer me mjet prerës. Nga ana e Policisë po kryhen hetime në të gjitha pistat e mundshme për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Policia nuk jep detaje për trupin e masakruar.
VAJZA U GJET NGA NJE FSHATAR
Mësohet se vajza është gjetur nga një fshatar, rreth 600 metra larg vilës ku jetonte, në një parcelë me misër, pranë shinave të trenit. Ai kishte njoftuar policinë dhe më pas thirri të atin për identifikimin e viktimës.
MISTER LARGIMI NGA SHTËPIA
Një mister fshihet pas krimit makabër të 18 vjeçares e cila, sipas prindërve ndodhej në shtëpi deri në orën 23:00. Nuk dihej se kur dhe si mund të ketë dalë dhe pse mund të ketë dalë nga shtëpia në orët e vona të natës.Aishe Vata jetonte në vilën trekatëshë së bashku me të atin, dhe njerkën e saj, 5 motra e një vëlla. E ëma kishte ndërruar jetë vite më parë, dhe vajza kishte mbaruar shkollën e medresesë dhe do të studionte në degën e infermierisë në Tiranë.
(Lajmi u publikua në orën 11: 25 të 11 tetorit dhe u përditësua në orën 13:24 minuta të 12 tetorit)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com