DURRES- Dy të rinj janë kapur në flagrancë, në portin e Durrësit teksa po tentonin të trafikonin në Itali 26 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme.

Lënda narkotike u gjet në automjetin tip Reno me targa AA 383 DO, në të cilën udhëtonin Marsela Muça, 25 vjeç dhe Aldo Sako 22 vjeç.

Policia bën të ditur se dy të arrestuarit janë nga qyteti i Durrësit, dhe lënda narkotike u gjet në momentin kur është ushtruar kontroll në makinë. Të rinjtë do të udhëtonin me një nga tragetet e linjës Durrës- Bari.

Dy të rinjtë akuzohen për trafik lëndësh narkotike, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur pjesëtarët e tjerë të këtij trafiku

(sg/shqiptarja.com)