Në portin më të madh në vend është emëruar Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, post që nuk ekzistonte prej disa vitesh, pasi ish-drejtori Pirro Vengu e pati hequr nga organograma e APD.
Bëhet me dije se ky vend i është besuar 24-vjeçarit Rubin Rredhi.
Një ditë më parë në krye të këtij posti Rredhi priti një delegacion nga Forca e Kosovës (KFOR), në kuadër të një vizite zyrtare me fokus njohjen nga afër të aktivitetit dhe kapaciteteve operacionale të portit.
Gjatë mbledhjes Rredhi prezantoi zhvillimet kryesore të portit, funksionimin e terminaleve dhe kapacitetet logjistike që ofron infrastruktura portuale aktuale.
Përfaqësuesit e KFOR u njohën me përpunimin e mallrave dhe pasagjerëve, si dhe me rolin e Portit të Durrësit në mbështetjen e operacioneve logjistike dhe transportit detar.
Komente











Mund te jete shume person i afte,pse duhet se sben qe ne te paragjykojme njerezit keshtu.Besoj se me vullnet dhe pune mund tia dali.Shqipnia ka nevoje per te rinj,mos u beni ziliqar
PërgjigjuOre seriozisht e keni?????!!!! Ky djale mund te jete fantastik por a e ka eksperiencen per te manaxhuar portin me te madh te vendit ???? Apo veme nje pa eksperience qe ata me eksperience te bejne cfare te duan???
PërgjigjuUne nuk kam respekt fare per cuna te rinj qe mbajne mjekercjapi. Vetem njerezit me mentalitet provincial marrin vendime mode te tilla. Vish dhe nje nga ata xhupat e zi me shkelqim si xhaketa shpetimi dhe bohesh tamam zhuls!
Përgjigju