Një 28 vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës.

Nertila Zagradi, banuese në Sukth është arrestuar në flagrancë nga policia pasi teksa ka qenë duke drejtuar makinën e saj tip Benz tek “Ura Dajlanit”, ka aksidentuar E.H., banues në Durrës.

I mituri 16 vjeçar është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:

• Nertila Zagradi 28 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

Në lagjen Nr.14, tek”Ura e Dajlanit”duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin këmbësor E.H. 16 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin 290 /2 të Kodit Penal.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com