Durrës/ 4-mujori në port, përpunohen 80 mijë ton mallra më shumë

 Në kalatat e portit të Durrësit gjatë periudhës janar-prill të këtij viti janë përpunuar 1.170.000 ton mallra, ose 80 mijë ton më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2014.
Nga statistikat portuale mësohet se importet zënë 53.52 për qind të vëllimit të mallrave, ndërsa eksportet 46.48 për qind.

Mallrat "Made in Albania" që janë nisur nga Durrësi drejt destinacioneve të tjera arrijnë në mbi 519 mijë ton, ose 63.647 ton më shumë se sa janar-prilli i vitit të kaluar. "Klinkeri, çimento me paleta dhe llamarina janë mallrat kryesore të eksportuara gjatë këtij 4-mujori", bënë të ditur nga sektori i statistikave në Autoritetin Portual.

Anijet kanë transportuar drejt/nga Durrësi mbi 439 mijë ton mallra, ose 60 mijë ton më shumë se periudha 4-mujore e vitit të kaluar.

Ndërkaq edhe tragetet kanë transportuar 5 për qind mallra më shumë se sa 4 muajt e parë të vitit 2014, duke arritur shifrën 243.415 ton mallra.

Në Terminalin e kontejnerëve janë përpunuar 434.537 ton mallra, me 32.287 njësi kontejnerike gjithsej, me një rritje prej 1617 kontejnerë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi