Durrës, 4 të sëmurë me tuberkuloz
infektohen edhe 3 sanitare në spital

Durrës, 4 të sëmurë me tuberkuloz<br />infektohen edhe 3 sanitare në spital
Durrës- Kater persona te diagnostikuar me tuberkuloz, që mbahen të shtruar prej muajsh ne spitalin rajonal, tashmë kanë vënë në rrezik edhe jetën e personelit.
 
Tre sanitare te spitalit te Durresit jane infektuar nga semundja e rrezikshme pasi në repartin ku ato punojne, kurohen 4 pacientët e diagnostikuar me sëmundjen e Turbekulozit.
 
Gjendja shendetesore e tre sanitareve te infektuara eshte perkeqesuar dhe dy prej tyre jane transportuar ne spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
 
Dyshohet se gratë mund të jenë infektuar gjatë ndërrimit të çarçafëve dhe dërgimit të tyre në lavanderi.
 
Mjeku: Tuberkulozi, jo alarmues por kujdes!
Shefi i dispanserisë në Durrës, Zyber Pupla, deklaroi per Report Tv se nuk ka vend per te alarmuar situaten.
 
"Janë dy raste të tuberkulozit por nuk besoj se është ndonjë gjendje alarmante, është thjeshtë një tendencë për rritje të tuberkulozit në Durrës.

Vaksinimet bëhen në fëmijëri dhe nuk e vlerësojmë dot ne gjendjen e vaksinimit. Për rastin konkret është bërë depistimi i kësaj vatre dhe ka rezultuar vetëm një dyshim.

Dy rastet që kanë qenë i kemi ndjekur në spital. Tuberkulozi në këtë rast nuk është alarmues po duhet pasur kujdes.

Trajtimi është 6 muaj, si rregull shtrohen në spital dhe 2 muaj deri sa të negativizohet që të mos ua ngjisë të tjerëve vazhdon me 4 ilaçe, pastaj 4 muaj me dy ilaçe. Merret nga njeriu te njeriu dhe nga produketet ushqimore, duke qenë në kolektiv aty ndoshta njëra ja ka ngjitur tjetrës", tha Pupla.
 
Tuberkulozi është një sëmundje infektive ngjitëse e shkaktuar nga mykobakteri tuberkular, i cili në të kaluarën në gjuhën e përditshme njihej me emrin ‘’verem
”.
 
Zakonisht ky mikrob sulmon mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe organe të tjera të trupit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Caca: Nuk shikoj të akuzohet për diçka konkrete

Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Caca: Nuk shikoj të akuzohet për diçka konkrete