Detaje nga ngjarja e rëndë/ 41-vjeçarja që vrau veten se bullizohej në Tik Tok, Familjarët: Fotot ia shpërndau kushërira e parë e saj

Detaje nga ngjarja e rëndë/ 41-vjeçarja që vrau veten se bullizohej në Tik Tok, Familjarët: Fotot ia shpërndau kushërira e parë e saj

1704457447_tiktoke1677358002205780x439.png

Report Tv zbulon detaje shokuese nga historia e 41 vjeçares me banim në fshatin Vardardhë të Sukthit e cila i dha fund jetës pasi u bullizua në rrjetet sociale.

Denigrimi i saj ka nisur kohë më parë në 2022. Që në 2 dhjetor në rrjetin social Tik Tok është shpërndarë fotoja e gruas ku kishte dhe tekst denigrues. 

Bashkëshorti ka thënë për gazetarin e Report Tv se ka qenë kushërira e së ndjerës e cila ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social Tik Tok bën të ditur, gazetari Aldo Mustafa.

Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën e cila më pas kishte kërkuar falje por fotot nuk i ka hequr.

Familjarët thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera.

Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë.

Bashkëshorti dhe djali jetojnë Itali dhe natën e vitit të ri gruaja I ka kërkuar që të jenë të gjithë në shtëpinë e tyre.

Djali ka treguar për gazetarin e Report Tv se e ëma kishte pranuar gjëndjen e saj të rënduar emocionale dhe e kishte paralajmëruar se do të vriste veten. 


Lajmi kryesor:

Durrës/ I hapën profil denigrues në TikTok, nëna e 4 fëmijëve vret veten me fotoksinë! 1 vit më parë bëri denoncimin në polici por faqja s'u mbyll! Ia hapi vajza e tezes


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre