Durrës, 55 vjeçari i vë flakën
vetes para godinës së gjykatës

Durrës, 55 vjeçari i vë flakën<br />vetes para godinës së gjykatës
DURRES - Mëngjesin e sotëm një person i ka vënë flakën vetes para gjykatës së Durrësit.

Ashim Shemsi banues në lagjen 15 në Spitallë ndërmori sot në mëngjes në orën 08:15 minuta aktin e vetëflijimit.  Ka qenë një polic rrugor i cila ka ndërhyrë duke ndihmuar për të shuar flakët dhe dërguar në spitalin e Durrësit për t'i dhënë ndihmën e parë.

Mjekët e spitalit të Durrësit i kanë thënë se i dëmtuari kishte djegie në gushë, gjoks dhe në fytyrë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e djegie plastikës në QSUT në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet shkaku i vetëflijimit ka të bëjë çështje pronësie.

DESHMIA: SI E SHPETOVA 
“Isha në krye të detyrës. E pashë personin që i hodhi benzinë vetes dhe u dogj me çakmak. Shkova menjëherë dhe i hoqa xhaketën rreth qafës, lajmëruam ambulancën e policisë që erdhën e morën”- thotë një polic rrugor i cili i ka ardhur në ndihmë Ashimit për të parandaluar vetëflijimin, në një prononcim për Tv A1 Report.


I VETDJEGURI KONFLIKT PRONESIE ME DISA MIRDITORE
Cili ka qenë shkaku që çoi 55 vjecarin në aktin e tentativës së vetëflijimit?
Sipas policisë së Durrësit shkak ka qënë një konflikt pronesie disa më parë Ashim Shemsi ka bërë një denoncim në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ku pretendonte se në truallin e tij në ish ndërmarrjen bujqësore të Spitallët po bëhej një ndërtim pa leje nga disa të ardhur nga Mirdita.

Policia i ka ndaluar punimet dhe ka vendosur normalitetin mes tyre, por një ditë më vonë të dyja palët janë konfliktuar me njëri tjetrin, duke bërë që Shemsiu të qëllojë me grushtë njërin prej personave të përfshirë në sherr.

Dje, 55 vjecarit është njohur me akuzën e plagosjes së lehtë nga policia gjyqësore, fakt ky që mendohet se ka shkaktuar irritimin e tij. Ditën e sotme ai i ka vënë flakën vetes në shenjë proteste, para godinës së gjykatës, ku ndodhet dhe prokuroria  pasi sipas tij ishte ai personi i dëmtuar, duke iu cënuar prona dhe jo të cilësohej si një person me precedent penal. Pronësinë mbi tokën ia kishte njohur dhe një vendim gjykate i marrë në 2011. 

DJEGIE TE SHKALLES SE DYTE E TE TRETE
Albana Aleksi mjeke në repartin e djegie plastikës ne Tiranë, thotë se pacienti ka “djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, djegie në thellësi.  I është djegur më shumë fytyra qafa dhe duart dhe ajo që e bën problem situatën e tij është se kanë pësuar djegie rrugët e frymëmarrjes. 24 orët në vazhdim do të përcaktojnë ecurinë e tij shëndetësore”
 



durres policia
(Foto:Trotuari përpara gjykatës ku personi i vuri flakën vetes, duken shenjat e benzines )

durres policia
(Foto:Trotuari përpara gjykatës ku personi i vuri flakën vetes, duken shenjat e benzines )

(Lajmi fillimisht u publikua ne oren  08: 35 minuta dhe u përditësua në orën 10: 25) 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat