DURRES - Një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme dhe një tjetër është plagosur, pasi për shkak të kohës së keqe në autostradën Tiranë –Durrës, kanë humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonin.
Automjeti Benz me targa SG2 3434 A, që drejtohej nga Stiliano Mullaj, 32 vjeë dhe në të cilin ndodhej si pasagjer K. Nanuzi, 36 vjeç - të dy nga Durrësi - është përlasur me një kamion me targa TR 4057G drejtuar nga H. Lugu, 60 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes, Benzi ka përfunduar tek një pikë karburanti ku ka mbetur i vdekur drejtuesi i Benzit ,Stiliano Mullaj, ndërsa i plagosur, pasagjeri, që është dërguar në spitalin e Durresit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shoferi i kamionit nuk ka pësuar dëmtime. Policia ka mbërritur në vëndngjarje dhe ka nisur hetimet.

(Pamje nga aksidenti në autostradë)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com