DURRES - Shaban Bajho 60-vjeç është aksidentuar për vdekje pak më parë nga një automjet në Durrës.

Bajho ishte banues në fshatin Sallmone të Durrësit dhe në momentin e aksidentit ka qënë duke ecur në rrugë.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit R.D 35 vjeç ka dërguar menjëherë në spital të aksidentuarin i cili kishte ndërruar jetë që në vendngjarje.
Pas kësaj R.D është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit. 
Policia ndodhet në vendngjarje.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)