TIRANE, 2 Tetor /ATSH/- Drejtoria Rajonale e AKU-se në Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe atë të Rendit, zhvilluan sot një aksion në vendet ku tregëtohet në hapsirat publike (trotuare), përrethtregut të këtij qyteti.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Durrës, Altin Murto, u shpreh për mediat, se ky aksion po zhvillohet me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU-së, dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
"Në bashkëpunim me PolicinëBashkiake dhe atë të Rendit, sot inspektuam tregtarët ambulantë qëshesin përreth tregut të Durrësit. Shqetësimi i AKU-së ka të bëjë me sigurinë ushqimore, pasi këtu tregëtohen dhe produkte me origjinë shtazore, rrezikshmëria e të cilave është më e lartë, ndërkohë që me këtë rast, lirohen edhe hapsirat publike", tha Murto,duke iu bërë thirrje qytetarëve, që të shmangin blerjet tek shitësit ambulantë e të palicencuar, të cilët nuk ofrojnë asnjë kusht sigurie për produktet e tyre.
Gjatë ditës së enjte, 30 tregtarë ambulantë dhe individë që tregtojnë në mënyrë të paligjshme u larguan nga trotuaret ku shisnin, ndërkohë u sekuestruan sasi të konsiderueshme produktesh me origjinë shtazore, si qumësht, djathë, gjizë, vezë etj.
Inspektimet nga AKU do të vazhdojnë edhe në ditët tjera, me qëllim rievidentimin e situatës së tregëtimit në mënyrë të paligjshme në qytetin e Durrësit. e,xh/./a.g/
/Shqiptarja.com