Durrës, ARM dhe njësitë vendore
aksion për derdhjet e ujërave të zeza

Durrës, ARM dhe njësitë vendore<br />aksion për derdhjet e ujërave të zeza
Durrës - Agjencia Rajonale e Mjedisit në bashkëpunim me njësitë vendorë në rrethin e Durrësit ka nisur një aksion për evidentimin e vatrave të ndotjes nga derdhja e ujërave të zeza. Kreu i ARM-së në Durrës, Edmond Jazexhiu deklaroi se situata më problematike është nga Kavalishenca deri tek përroi i Agait në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
 
Sipas tij, operatorët turistikë dhe zonat e banuara kanë shkaktuar ndotje të madhe nga derdhja e ujërave të zeza në det, duke u kthyer kështu në një epiqendër infeksionesh për pushuesit. 

“Situata është problematike sidomos te zona nga Kavalishenca deri te përroi i Agait. Problem janë derdhjet e ujërave të zeza, të cilat derdhen në det.
 
Kemi organizuar një aksion ku marrin pjesë Predektura, Ujësjellësi, Drejtoria e Shëndetit Publik, Drejtoria jonë e Mjedisit në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit për eleminimin e këtyre rrjedhjeve të ujërave të zeza”, tha përgjegjësi i ARM-së, Edmond Jazexhiu.

Kreu i ARM-së në Durrës ka paralajmëruar se do të ketë edhe masa administrative për subjektet që shkaktojnë derdhje të ujërave të zeza në det.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!