DURRES - Katër persona janë arrestuar në mbrëmje në qytetin e Durrësit të cilët u kapën me 3 lëndë eksplozive C4 me celularë. Prangosja e tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Twix” të sektorit për Trafiqet dhe Narkotikë në Drejtorinë e Policisë së Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, pas një pune 2 mujore.
 
Policia arrestoi
31-vjeçarin Febjus Dauti, lindur në Has dhe banues në Durrës
30-vjeçarin Dashnor Dumani lindur në Dibër dhe banues në Durrës
24-vjeçari Asllan Plaku lindur dhe banues në Durrës
31-vjeçari Bledar Plaku lindur dhe banues në Durrës
 
Ata janë nën akuzë për veprën penale të trafikimit të lëndëve plasëse.
 
Policia sekuestroi gjithashtu një automjet tip Fiat Punto, shtatë telefona celularë, mjete të tjera për prodhimin e këtyre minave si nastro, tela elektrike, kaçavida e të tjera.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)