Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit ditën e sotme pas i është gjetur në banesë një çantë me një sasi të madhe municioni.

Shtetasit Fatmir Nezha iu sekuestruan në cilësinë e provës në banesën e tij në Durrës një çantë me municione ,një kallëp dinamit,dy detonatorë ndezës,një fitil ndezës një granatë ofensive,me kapsollë ndezës ,94 fishekë model 56 dhe 25 fishekë pistolete.

Operacioni i koduar me emrin “Shkozet 2015” është finalizuar me sukses nga blutë e Durrësit me arrestimin e Nezhëa në flagrancë

arme

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)