Durrës, Beqaj: Urgjencë mjekësore
më efikase dhe më cilësore në territo

Durrës, Beqaj: Urgjencë mjekësore<br />më efikase dhe më cilësore në territo
Banorët e qarkut të Durrësit do të përfitojnë tashmë një shërbim më i shpejtë dhe më efikas të urgjencës mjekësore, pas riorganizimit të këtij shërbimi jetëshpëtues në territor. Lajmi u bë i ditur gjatë prezantimit të projektit të ri të këtij shërbimi nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një takimi që zhvilloi me autoritetet vendore të qarkut dhe drejtues të sistemit të kujdesit shëndetësor në qark.

 Me riorganizimin e këtij shërbimi, duke filluar nga java e ardhshme, banorët e këtij qarku do të shërbehen njëherësh nga 9 autoambulanca, të cilat janë të monitoruara nëpërmjet një sistemi elektronik gjurmimi satelitor (GPS) në çdo moment, duke siguruar gjithashtu, një mbulim më cilësor dhe më efikas të territorit.

“Një shërbim urgjencesh mjekësore efikas në territor është angazhim i Progamit të Qeverisë dhe një nga pesë prioritetet që ka Ministria e Shëndetësisë,” – u shpreh Ministri Beqaj, duke vënë në dukje se përpjekjet për të vënë në zbatim këtë angazhim nisëm me hartimin e ligjit të ri përpara dy vjetësh, dhe vijuan me ngritjen e institucionit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM), me fuqizimin e flotës, pajisjeve me aparatura moderne dhe sigurisht, me hartimin dhe zbatimin e projektit që siguron një prani shumë më efikase dhe efektive në territor.

Pas një monitorimi 10-mujor të funksionimit të sistemit të urgjencës mjekësore dhe flotës së autoambulancave, drejtuesit e QKUM-së dhe ministrisë së Shëndetësisë kanë vënë tashmë në zbatim planin e riorganizimit dhe vendosjes së re në territor të njësive të autoambulancave.

Sipas kreut të shëndetësisë, tashmë, autoambulancat do të jenë të stacionuara, përveç Durrësit, për herë të parë edhe në Shijak, në Sukth, në zonën e Gjirit të Lalzit, në Krujë, Fushë-Krujë, Cudhi dhe Ishëm. Kështu, i gjithë territori i qarkut është i ndarë në bazë edhe të rrjetit rrugor me zona dhe me rrathë për të siguruar mbulim më të plotë dhe më efikas të territori, apo siç njihet në në gjuhën profesionale: “permanent settlement area”, ose zonat ku njerëzit jetojnë në mënyrë të përhershme në mënyrë të tillë që distancat të mos kalojnë 25 kilometra.

 “Gjithashtu, në funksion të këtij riorganizimi të shërbimit, do të kemi më shumë autoambulanca njëherësh në funksion të shërbimit të Urgjencës, pasi personelit të këtij shërbimi i shtohen edhe 15 infermierë dhe 15 shoferë më shumë,” tha Beqaj.

Redaksi Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj