Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në qytetin e Durrësit teksa ka qenë duke punuar në katin e 5-të të një ndërtese.
 
Sipas polciisë, punëtori me iniciale M.M 55 vjeç ka qenë duke punuar në katin e 5-të të godinës së “Banesës Sociale’ kur papritur është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën, ndonëse punëtorët e tjerë e kanë nisur drejt spitalit rajonal të Durrësit, aty ku dhe ka humbur jetëmn.

Rënja e tij në tokë, nga një lartësi kaq e madhe ka ardhur, pasi nuk ka qenë i pajisur me mjetet mbrojtëse për raste të tilla.

Policia, sapo ka shkuar në vendin e ngjarjes ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve, Maksut Toçilla 56 vjeç pasi ai nuk ka pajisur punëtorin me mjetet e punës duke shkelur kështu edhe rregullat e mbrojtjes në punë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)