Durrës-Ditën e sotme rreth orës 13:30, në lagjen nr. 13, nga dritarja e banesës së katit të tretë në Durrës, ka rënë fëmija me iniciale E. M, 4 vjeçe.

Aktualisht fëmija po merr mjekim intesiv në spitalin e Durrësit pasi është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com