Durrës, bien nga kati i 4-t nëna
ndërron jetë, rëndë vajza 6 vjeçe

Durrës, bien nga kati i 4-t nëna<br />ndërron jetë, rëndë vajza 6 vjeçe
DURRES- Një 31 vjeçare së bashku me vajzën e saj 6 vjeçe kanë rënë nga kati i katërt i një pallati pranë shkollës “Adem Reka”, në lagjen nr 16-të, në qytetin e Durrësit.

Ngjarja u shënua rreth orës 08: 30 minuta të mëngjesit të sotëm.  Sipas policisë 31 vjeçarja me inicialet Elona Dhaskali Qirici është hedhur  nga kati i katërt i një pallati së bashku me vajzën e saj 6-vjecare. Korrespondenti ynë në Durrës Artur Korriku informohet se gruaja dhe fëmija 6 vjeç ishin dërguar menjëherë në spital por gruaja ndërroi jetë në orën 09:50 minuta, ndërsa fëmija është relativisht rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

MISTERI I HEDHJES
Nuk dihen ende si mund të ketë rrjedhur ngjarja që ka precipituar më pas në hedhjen e gruas e vajzës së saj nga kati i katërt i pallatit. Kjo pasi gruaja e cila ishte e divorcuar nuk ishte banore e atij pallati, por e asaj zone.  Në mëngjes mendohet se gruaja kishin dalë nga banesa për të përcjellë vajzën për në kopësht. Mendohet se vajza dhe gruaja janë grindur pasi vogëlushja nuk ndihej mirë dhe refuzonte të shkonte në kopësht. Nuk dihet se përse apo sesi mund të kenë hyrë në pallat, por burime nga policia thonë se në katin e katërt gruaja ka hedhur vajzën dhe më pas është hedhur dhe  vetë.  Por dhe një version tjetër është se gruaja është hedhur bashkë me fëmijën. Policia nuk ka një version zyrtar mbi këtë ngjarje tragjike.

POLICIA: ISHTE E DIVORCUAR DHE ME ÇRREGULLIME MENDORE

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia sqaron se 31 vjeçarja ishte e divorcuar dhe vuante nga çrregullime mendore.
"Paraditen e sotme, në lagjen Nr.16 të qytetit  Durrës, është hedhur nga kati i katërt i një pallati shtetasja Elona Dhaskali Qirici, 31 vjece, e divorcuar, së bashku me vajzën e saj 6-vjecare. Megjithë ndihmën mjekësore të dhënë shtetasja në fjalë gjeti vdekjen në Spitalin e Durrësit, ndërkohë që vajza ndodhet në këtë spital në trajtim mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor po vijon kryerjen e veprimeve të para hetimore lidhur me zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje. Paraprakisht rezulton se kjo shtetase vuante nga çrregullime mendore për të cilat edhe ishte trajtuar. "- informon policia e Durrësit.  Edhe i ati kishte deponuar në polici se 31 vjeçarja mjekohej për çrregullime mendore.
 
Vetëm pak ditë më parë po në qytetin e Durrësit një 18 vjeçare u hodh nga sheshpushimi i katit të katërt të një pallati, i cili ndodhej përballë banesës së saj. Sipas policisë kishim të bënim me një vetëvrasje.

elona dhaskali
(Në foto Elona Dhaskali Qirici me vajzën 6 vjeçare)

Lajmi ne perditesim te vazhdueshem. U publikua fillimisht ne oren 09: 00
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve

Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve