Bllokimi i mjeteve motoroike të ujit ka bërë që pronarët e tyre të ngrihen në protestë. 

Prej 10 ditësh motorët e ujit dhe mjetet e tjera lundruese me karakter argëtimi të pushuesve në det, janë bllokuar me urdhër të policisë kufitare në Durrës. 

Pronarët e këtyre mjeteve kërkojnë që të zhbllokohet sa më parë situate pasi janë duke pësuar humbje të mëdha financiare.

Ata shprehen se janë pajisur me të gjithë dokumentacionin e duhur, por policia po i mban akoma të bllokuar. 

“Prej 10 ditësh kërkojmë nga policia kufitare të bëj një rikontroll pasi kemi pezulluar aktivitetetin prej 10 ditësh. Kemi shkuar të policia kufitare  nuk na është dhënë përgjigje, shkuam dhe tek Bashkia Durrës, takuam kryetarin. Ne jemi të licensuar, kemi marrë certifikatat nga Bashkia fillimisht dhe pastaj nga policia kufitare’, shprehet një nga pronarët e mjeteve lundruese
 
“Ne kemi një biznes të madh nuk janë thjesht motora, unë kam punësuar 10 punëtorë, 10 familje mbahen nga kjo punë. Shteti ka të drejtë të kontrollojë, të bllokojë kur thyen rregullat. Nëse biznesi ka cdo gjë në rregull nuk kuptoj pse të bllokohet ky biznes, për arsye se shteti ynë është i paaftë të kryejë kontrollet e duhura dhe të marr nën kontroll ata njerëz që janë të papërgjegjshëm” shprehet një tjetër pronar subjekti.
 
Në plazhin e Durrësit deri në Malin e Robit në Kavajë operojnë 10 subjekte të tilla që janë licensuar për ushtrimin e aktivitevve me mjete motorrike për sporte ujore. 

Ata ngrejnë shqetësimin se kanë bërë investime të mëdha për këtë qëllim, ndërkohë që mbahen të bllokuar pa asnjë shkak në një kohë që gjendemi në kulmin e sezonit turistik.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com