DURRËS-Policia ka sekuestruar 44 kg kanabis dhe dy armë zjarri pistoletë gjatë një operacioni, ndërsa janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në operacionin e koduar”Luzi” janë arrestuar Lek Biba 33 vjeç dhe Jurgen Tufa 23 vjeç, të dy banues në Luz, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e F.B. 32 vjeç, banues po në Luz. Mbrëmë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues shtetasin Jurgen Tufën dhe pasagjer Lek Bibën u gjetën dhe sekuestruan armët dhe droga.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 283/2 , 278/1/5 të Kodit Penal.

[gallery]24825[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com