Durrës - Një qytetar ka denoncuar bashkëshorten e tij në policinë e Durrësit.
Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se bashkëshortja e tij, 30-vjeçe është larguar nga banesa dhe ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur.
Për rastin në fjalë, policia ka referuar materialet në Prokurori.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi E. T., se më datë 17.02.2026, bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. T., 30 vjeçe, është larguar nga banesa dhe ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur”, njoftoi sot policia.
Komente










