Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente

DURRËS - Brenda këtij viti Durrësi do të ketë funksional parkimin e ri pranë Portit turistik. Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve tha se në këtë vepër publike do mund të parkohen rreth 400 makina.

Në të djathtë të parkimit ndodhet porti i ri turistik, dhe në anën tjetër është godina e re e Hekurudhës që po ndërtohet. Por kjo godinë nuk do të shërbej vetëm për parkim por do të ketë edhe ambiente për zyra si dhe hapësira për zhvillimin e aktiviteteve të hapura social-kulturore

Për të inspektuar punimet, ishte edhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

“Është një objekt i cili ndodhet në një pozicion shumë të mirë, shumë afër me qytetin. Durrësi ka një shtim të fluksit të lëvizjes gjatë sezonit turistik dhe një nevojë të madhe për parkim dhe mendojmë që me këtë godinë, me përfundimin e saj do të japim një shërbim të mirë pasi këtu do të akomodohen 400 vende parkimi, do të ketë poste për biçikletat, karikues elektrik për mjetet elektrike dhe nga pjesa tjetër e funksioneve të objektit kemi parashikuar edhe hapësira të tjera funksionale si zyra të cilat mund të jenë në funksion të transportit publik në qytetin e Durrësit, por edhe salla për aktivitete të ndryshme”, - u shpreh kryetarja e bashkisë së Durrësit.

I gjithë funksionimi i godinës, do të realizohet me energji të prodhuar me panele diellore, ndërsa zyrat për monitorimin e parkimit do të jenë të pajisura me teknologji të kohës së fundit.

“Nga pikëpamja e teknologjisë ka për të qenë e gjitha me panele fotovoltaike që do të krijojë qëndrueshmëri nga pikëpamja e eficiencës së energjisë së parkimit. Nuk është thjesht një hapësirë parkimi, por është një hapësirë me jetë e gjallëri gjatë gjithë kohës”, - theksoi drejtori i FSHZH, Agolli.

Objekti është i vendosur në një nyje strategjike të qytetit.

“Nga e djathta kemi Portin turistik që po ndërtohet dhe pjesën e portit e Durrësit ekzistues  dhe në të majtë kemi godinën e hekurudhës ku ka filluar puna me shtrimin e linjës Durrës – Tiranë dhe Durrës – Aeroport dhe mendojmë se është një nyje shumë e rëndësishme strategjike dhe ky objekt është i një nevoje shumë të lartë për qytetin – tha kryebashkiakja Sako.

Ky projekt, pritet të lehtësojë trafikun në qytet sidomos gjatë sezonit veror.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:58
Drejt përfundimit ‘Veliera’ në Durrës, pritet të jetë gati para qershorit! Rama: Këtu të bëjmë festën e fëmijëve

 

“Veliera”, një nga veprat më komplekse e cila po shkon drejt përfundimit. Gjatë inspektimeve që Kryeministri Rama po zhvillon ditën e sotme në Durrës, u ndal edhe tek kjo hapësirë e re publike në dispozicion të qytetit të Durrësi.

Punimet pritet të mbyllen para muajit qershor, ndërsa kreu i qeverisë sugjeroi që aty të festohet 1 qershori, dita e fëmijëve.

“Ka dashur kohën e vet dhe imagjino sa kohë u humb nga ata që u vunë kundër, me historira Prokurorie, jo do preket, jo nuk do preket Durrësi i lashtë, budallëqe e gjithë ajo kohë e humbur. Si nuk bëmë një punë të re inovative që nuk na u vunë mbrapa, si ka mundësi? Që në kohën e bashkisë deri më sot, si nuk u bë një punë që të bëhet dhe jo të thonë “bravo”, por të të lënë ta bësh pa të penguar, pa të nxjerrë njerëz, pa të nxjerrë probleme, pa të ngritur akuza. Megjithatë, këtu mbaron. Më 1 qershor duhet të bëjmë këtu festën e fëmijëve. Për sezonin kjo mund të bëhet kryevepër”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Veliera do të jetë jo vetëm një atraksion më shumë turistik, në prag të këtij sezoni, por dhe një hapësirë publike për evente apo koncerte.

Ora 14:19
Rama inspekton Qendrën Kulturore të Fëmijëve, hapësira moderne për rreth 1 mijë fëmijë

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, ndërsa ka zhvilluar një vizitë edhe në Qendra Kulturore të Fëmijëve. Rama inspektoi këtë hapësirë, e cila është transformuar me hapësira moderne e miqësore për rreth 1 000 fëmijë që frekuentojnë qendrën, të grupmoshës nga 6 deri në 15 vjeç.

Gjatë inspektimeve e pranishme ishte dhe kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako.

“Qendra kulturore e fëmijëve kryeministër ka qenë prej disa vitesh e amortizuar, por dhe më pas tërmeti bëri një goditje, dëmtoi disa pjesë të saj. Më pas vendosëm me buxhetin e bashkisë që të bëjmë ndërhyrje. Është një objekt i cili është ndërtuar pjesërisht në vitet 30 gjatë kohës që është ndërtuar Banka e Shqipërisë dhe pjesa tjetër në vitet 70, pra janë bashkuar dy godina. Gjatë pjesës së rikonstruksionit u përpoqëm që ato elementë të cilët ishin të objektit të vjetër të dilnin në pah për të treguar kështu dhe rrugën apo kohën në të cilën është jetuar kjo godinë”.

Me një sipërfaqe totale prej rreth 2 000 metrash katrorë, në qendër ofrohen kurse në art, teknologji, gjuhë të huaja si dhe në sportet e tavolinës.

“Dy vitet e fundit jemi përfaqësuar në “EuroSong” me fëmije nga kjo qendër. Gjithashtu edhe në olimpiadat ballkanike të matematikes. Kati që është poshtë që ka vetëm aksesin nga rruga, e kemi parashikuar që të jetë një galeri pikture kryesisht për fëmijët dhe kemi menduar t’i vendosim emrin e piktorit Ibrahim Kodra sepse nuk kemi institucione që mbajnë emrin e tij. Kemi dhe tarracën që për hapësirën që ka, do të shfrytëzohen për aktivitete të ndryshme gjatë pranverës dhe vjeshtës.” – u shpreh kryebashkiakja Sako.

Rikonstruksioni i qendrës ka sjellë edhe rikonceptim të disa ambienteve në qendër, të cilat tanimë presin fëmijët me kushte dinjitoze e moderne.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valamare: 20/04/2024 11:19

    Si sju vjen turp mo mbani në krah krye hajdutin e shqiptarëve Dritan Agollin që për 4 vite me rradhë ka bërë 3 restorante sa në valamarë sa në TEG Pse fle gjumë SPAK apo ndan % me të bashkë me at të gjatin. Turp Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Hamasi reagon për propozimin e armëpushimit të Izraelit: ‘Qëndrimi ynë është negativ, por ne ecim përpara’

Hamasi reagon për propozimin e armëpushimit të Izraelit: ‘Qëndrimi ynë është negativ, por ne ecim përpara’