Durrës, Burri dhunohet
sistematikisht nga gruaja

Durrës, Burri dhunohet<br />sistematikisht nga gruaja
DURRËS - Dhuna brenda familjes nuk ndalet. Por, këtë herë pre e dhunës është bërë një burrë nga qyteti bregdetar i Durrësit. Për të nga ana e forcave të policisë është urdhëruar marrja në mbrojtje. Për 39-vjeçarin nga qyteti i Durrësit është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Ky i fundit dhunohej sistematikisht nga bashkëshortja 35-vjeçare me inicialet E.B., e cila ushtronte edhe presion psikologjik ndaj bashkëshortit. Sipas policisë bashkëshortja e tij E.B nuk lejohet që t’i afrohet banesës së burrit, ta kërcënojë ose ta dhunojë. Ky është rasti i dytë brenda kësaj jave për një mashkull që kërkon mbrojtje nga bashkëshortja e tij.

Por sërish nga statistikat rezulton se femrat vijojnë të jenë objekti kryesor i dhunës në familje. Në pjesën më të madhe të rasteve ato zgjedhin të falin bashkëshortët duke mos bërë padi. Por në dy rastet e mëposhtme situata ka degjeneruar dhe asnjëra nga dy shtetaset nuk ka mundur dot më të durojë dhe pranojë dhunën dhe ofendimet. Mësohet se një shtetase 48-vjeçare ka kërkuar mbrojtje nga bashkëshorti i saj G.A., 53 vjeç, i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ndërkohë që rasti i dytë ka objekt kryesor vjehrrën, e cila dhunonte nusen e saj. Nga ana e forcave të policisë bëhet me dije se mes vjehrrës dhe nuses ka pasur konflikte të shpeshta për pronësinë e banesës, ku jeton familja. Nusja 32-vjeçare është paraqitur në polici duke denoncuar vjehrrën e saj për dhunë. E paditur është vjehrra me inicialet H.V., 61 vjeçe. Ndërsa bëhet me dije se vjehrra për shkak të konflikteve të pronësisë kërcënonte dhe dhunonte sistematikisht nusen e saj 32-vjeçare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban