DURRËS - Një çarje dheu mbi digën e rezervuarit të Manskurisë në Golem të Kavajës ka alarmuar strukturat qeveritare të cilat kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Ky basen më i madhi në rrethin e Durrësit dhe të Kavajës shërben edhe si ujësjellësi që furnizon me ujë zonën e Golemit, Shkembit të Kavajës dhe Plepave.

Çarja e dheut në digën e rezervuarit të Manskurisë është konstatuar mesditen e djeshme dhe duke nisur që nga mëngjesi i sotëm ka nisur puna për shkarkimin e ujit të rezervuarit.

Në vendngjarje kanë shkuar specialistë të Komitetit të Digave si dhe vetë konstruktori i rezervuarit. Pasi kanë parë situatën ata kanë arritur në përfundimin se duhet ulur niveli i ujit të basenit në mënyrë që më pas të mund të shihet së cfarë ka ngjarë në digë. Më konkretisht niveli i ujit duhet ulur 3 m.
 
Fillimisht është çarë kanali strategjik i shkarkimit në anën e majtë të basenit, ndërkohë që uji rrjedh non stop për furnizimin e banesave si dhe po punohet për instalimin e 3 pompave thithëse të cilat kanë një kapacitet prej 8 mijë litrash në minutë secila.
 
Specialistët shprehen se megjithëse gjendja konsiderohet alarmante, nuk ka vend për panik.
Me këtë ritëm dhe nëse nuk do të ketë reshje të dendura shiu parashikohet që kuota e parashikuar e nivelit të ujit të mund të arrihet pas 1 jave.
 
“Vjosa rrezikon kaskadën e Selevecit. Nëse do ketë çarje të kaskadës, përmbytjet deri në qytetin e Vlorës. Rrezikohet që të dëmtohet argjinatura mbrojtëse që është rreth 6 kilometra e gjatë”-tha Shakaj.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)