Durrës, çelet e ekspozita bardh
e zi "Eksplorimi i një peisazhi”

Durrës, çelet e ekspozita bardh<br />e zi 
DURRES- Është çelur në Durrës ekspozita fotografike "Eksplorimi i një peizazhi"e autorit austriak Robert Pichler. Ekspozita përmban fotografi bardhë e zi të cilat janë nxjerrë në zonat rurale që gjenden në kufirin shqiptaro-maqedonas. Ne fokusin e Dr.Pichlerit kanë qenë banorët e këtyre zonave në kapërcyellin e viteve '90, atëherë kur sistemi komunist ra dhe së bashku me të ndryshoi edhe mënyra e jetesës, e cila ishte diçka ndërmjet së shkuarës dhe realitetit të ri.
 
Në foto pasqyrohen peizazhe të fshatrave që gjenden në kufirin mes dy vendeve, banesa të zonës, portrete fshatarësh, klerikësh, e të tjera objekte që ka rrokur aparati i austriakut.
 
Në ceremoninë e organizuar në klubin e artit të kompanisë “Sigal” morën pjesë intelektualë, artistë dhe qytetarë të Durrësit të cilët vizituan ekspozitën fotografike, e cila do të qëndrojë hapur disa ditë.
 
Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Thomas Schnoll, si dhe presidenti i kompanisë se sigurimeve “Sigal”, Avni Ponari.
 
Ekspozita është frut i bashkëpunimit ndërmjet autorit Pichler me ambasadën austriake në Tiranë dhe kompaninë “Sigal”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Veliaj pret Massimiliano Fedriga: Tirana, qytet Europian dhe partner strategjik në bashkëpunimin mes dy vendeve

Veliaj pret Massimiliano Fedriga: Tirana, qytet Europian dhe partner strategjik në bashkëpunimin mes dy vendeve