Durrës/ Digjen dy automjet në Durrës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Durrës/ Digjen dy automjet në Durrës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një nga automjetet e djegura në Durrës

Dy automjete në lagjen 4 në Durrës janë përfshirë nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se njëri prej mjeteve i përket shtetasit Bedri Dervishi, i cili pretendon se zjarrëvënia është e qëllimshme.

Ndërkohë mjeti tjetër që është djegur është një automjet tip Golf i cili ka qenë i parkuar aty pranë. Policia njofton se ky mjet ishte në pronësi të shtetasit H.H., 64 vjeç, banues në lagjen ku ndodhi dhe ngjarja.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë djegien e automjeteve.

Report Tv mëson se pronari i auotmjetit, Bedri Dervishi gjatë kohëve të fundit ka pasur një konflikt me IMT për shkak të një ndërtimi pa leje për të cilin i kishte shkuar urdhëri i prishjes.

Një nga automjetet e djegura në Durrës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?