Durrës-Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes në lagjen Nr. 4 të qytetit, saktësisht pas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Makina e përfshirë nga flakët raportohet se është tip ‘Porsche Cayenne’ me targa AA 996 C. Sipas policisë së qytetit bregdetar automjeti ka qenë i parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët dhe nuk ka pasur asnjë person brenda.

Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale duke djegur një pjesë të konsiderueshme të automjetit.

Grupi hetimor pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sipas raportimeve të para, shkak i djegies së makinës ka qenë një shkëndije elektrike, por raporti përfundimtar pritet që të komunikohet nga policia.


d.b/shqiptarja.com