Durrës, dita kundër drogës,
të rinjtë aksion sensibilizues

Durrës, dita kundër drogës,<br />të rinjtë aksion sensibilizues
DURRËS- Të rinj, vullnetarë pjestarë të shoqatave Aksion plus dhe Caritas, kanë zhvilluar në plazhin e Golemit një aksionin sensibilizues kundër përdorimit të drogës.

Ata kanë shpërndarë literaturë sensibilizuese nëpër çadrat e pushuesve, dhe u kanë folur për luftën kundër drogës.

Genc Muçollari, anëtarë i shoqatës Aksion plus, tha se zgjodhën plazhin për aksionin për shkak të  përqëndrimit të pushuesve, dhe se mund të arrijnë synimin e tyre për të larguar vullnetarisht përdoruesit e substancave narkotike.
 
“Qëllimi është se në kuadër të ditës kundër drogës, kemi menduar të bëjmë një aktivitet në Durrës për të sensibilizuar pushuesit sepse dihet që pjesa më e madhe e njerëzve janë në plazh.

Logo e kësaj dite është që të mos i ndëshkojmë, bëhet fjalë për ata përdorues që nuk duhet ti dënojmë  më ligje por t i japim sa më shumë trajnim e terapi. Gjithashtu ti parandalojmë të rinjtë mos të bien pre e drogës, por të merren me aktivitete të tjera të shëndetshme, qendra e Caritasit është për ti ndihmuar e sensibilizuar.

Do të shpërndajmë fletushka ndërkohë edhe pushuesit mund të vijnë të  bëjnë pyetje dhe të marrin këshilla në çast.
Kështu e kemi konceptuar, ndërsa ditën e hënë që është 26 qershori do të bëjmë aktivitete të tjera me ministrin e shëndetësisë me media me politikbërës” tha Muçollari.

Mirjona Taho përfaqësuese e Caritas, tha se është shumë e rëndësishme që ky mesazh sensibilizues po përcillet nga të rinjtë.

“Ne së bashku me Aksion Plus, kemi përgatitur një grup të rinjsh rreth 30 persona, që janë pjestarë të qendrës ditore Dritarja e Dijes nga Caritasi shqiptarë, ata janë angazhuar për të realizuar postera me mesazh sensibilizuar për luftën kundër drogës për të mbështetur dhe jo për të dënuar personat që konsumojnë drogë. Jemi të mbledhur të gjithë këtu për të shpërndarë informacionet për këtë fushatë, për të përcjellë mesazhet nëpërmjet të rinjve që është shumë e rëndësishme” tha ajo. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm