Durrës, djali i dajës së Olldashit
plumba pronarit të një lokali

Durrës, djali i dajës së Olldashit<br />plumba pronarit të një lokali
DURRËS - Policia e Durrësit ka dhënë identitetin e personit që ka qëlluar me armë  në një lokal në lagjen numër 6 të Durrësit.

Siç raporton nga Durrësi, korrespondenti i Shqiptarja.com dhe i A1 Report Artur Korriku, ai është Aldo Mamaqi, 23-vjeç djali i dajës së ish-ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, i cili ndodhet në ambientet e policisë duke u marrë në pyetje. Mësohet se ai është ndaluar nga policia.

Ai akuzohet se ka qëlluar me armë të llojit pistoletë ndaj pronarit të lokali me emrin "Zoe Bar" në Durrës, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur atë.
 
Ndalimi i tij është bërë në flagrancë nga policia. Në momentin e prangosjes, Mamaqi ka pasur edhe pistoletën në dorë. Policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë të cilëve është duke u marrë dëshmitë.

Në vendin e ngjarjes në lagjen numër 6, kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë së Durrësit, duke shoqëruar menjëherë të dyshuarin për këtë ngjarje. Pronari i lokalit nuk është shoqëruar për në polici, por dëshmia e tij po merret në ambientet e ndërtesës ku ka ndodhur edhe ngjarja.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje,  ndërsa policia nuk ka bërë publik identitetin e pronarit të lokalit.

Sipas policisë, ai ka edhe një precedent penal, pasi është akuzuar për plagosjen e një personi. Më herët Mamaqi ka qenë i përfshirë në një aksident me motor, ku duke udhëtuar bashkë me të dashurën e tij kanë rënë, i riu duke u lënduar ndërsa vajza ka ndërruar jetë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania