Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma udhëtoi me linjën e urbanit të Porto-Romanos në qytet dhe bashkëbisedoi me qytetarët mbi shërbimin e transportit publik.
Qytetarët u ankuan për mungesën në masë të autobuzëve dhe oraret e kufizuara, ndërsa vunë në dukje se me këtë lloj transporti nuk mbulohen mjaft zona të qytetit dhe rrethinave.
Kandidatja Duma u shpreh se sot qyteti mbulohet në rreth 1/3 e nevojës me shërbim transporti publik. Ajo u angazhua se Bashkia do të hapë linja të reja në mjaft zona të qytetit dhe rrethina, si dhe do të ketë tarifa zero për shtresat në nevojë./atsh/