DURRËS - Një grabitje me dhunë ka ndodhur në qytetin e Durrësit pranë stacionit të trenit. Rreth orës 21;00 të së hënës, dy persona të paidentifikuar i kanë grabitur me dhunë një çantë shtetases Diana.Ç në të cilën ajo kishte një shumë prej 10 mijë eurosh.
Shtetasja Diana.Ç është pronarja e një agjencie detare udhëtimi dhe në momentin e grabitje ajo ka qenë duke mbyllur agjencinë, grabitësit i kanë marrë gjithë xhiron e ditës sëa gjencisë.
Përveç shumës së konsiderueshme të eurove në çantën e grabitur ndodheshin një telefon “Iphone” dhe disa bizhuteri. Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe shpalljen e dy autorëve të krimit.
Redaskai online
(b.m/a.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com