Durrës, e përplasi motorçikleta
humb jetën në spital 7-vjeçari

Durrës, e përplasi motorçikleta<br />humb jetën në spital 7-vjeçari
DURRES- Një fëmijë shtatë vjeçar është përplasur nga një motorçikletë në afërsi të stacionit hekurudhor në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja duke e braktisur të aksidentuarin.
 
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë dërguar shtatë vjeçarin me urgjencë në spitalin rajonal të këtij qyteti, ndërsa ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen.
 
I aksidentuari është identifikuar si shtetasi me inicialet E.Z. nga Vushtria e Kosovës, dhe kishte ardhur bashkë më familjen për pushime në qytetin bregdetar, ndërsa në momentin e aksidentit ai ndodhej i vetëm.
 
Policia ka shkuar menjëherë në vëndngjarje dhe është vënë në kërkim të drejtuesit të motorëikletës që pëplasi 7-vjeçarin.
 
Pas disa orësh kërkimi është gjetur dhe motorçikleta e braktisur e tipit “TMX” me targa DV8986, në afërsi të një rrugë dytësore në zonën e Plazhit.
 
Burime pranë policisë pohojnë se po punojnë për identifikimin e autorit nëpërmjet shenjave të gishtërinjve dhe dokumentave të motorrit.
 
Sipas burimeve pranë uniformave, shkak i aksidentit ka qënë ndërprerja e rrugës në mënyrë të papritur nga 7-vjeçari.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit