DURRES - Një shpërthim me eksploziv, e dyshuar tritol, është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në një godinë në fshatin Fllakë të Durësit. Mësohet se godina ishte e pabanuar dhe në ndërtim e sipër, çka fatmirësisht nuk ka sjellë pasoja në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Nga të dhënat e para të policisë, bëhet e ditur se godina 4 katëshe ishte pronë e 5 vëllezërve nga Kukësi me mbiemër Neza, ku një pjesë e tyre jetojnë në Britaninë e Madhe. Nisur nga ndërtimi dhe konstruksioni i godinës, mësohet se ajo ishte e destinuar për biznes.

Deri më tani mbeten ende të paqarta rrethanat e vendosjes së lëndës ekplozive si dhe autorët. Ndërkaq, policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka marrë në pyetje disa persona mes të cilëve edhe familjarë.

(Në foto: Objekti ku ndodhi shpërthimi)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO