Një automjet është bërë bërë objekt i një sulmi me lëndë plasëse pasditen e sotme në zonën e plazhit në Durrësit.
Makina tip "Volvo" me targe AA262JX ne pronesi te shtetasit, Julian Tuku, banues ne lagjen numër 13 në plazh ka qënë e parkuar në afërsi të shkollës “Bajram Curri” në momentin që ka shpëthyer.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëmë materiale, ndërsa mësohet se pronari i makinës është emigrant në Angli dhe për momentin nuk ndodhet brënda territorit shqiptar.
A1 Report sjell pamje të mjetit të shpërthyer, ndërsa policia e qytetit bregdetar ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
Në pyetje po merren banorë të zonës edhe babai i pronarit të mjetit, sakaq janë sekuestruar pamjet filmike të bisneseve përrreth vendit ku ndodhi shpërthimi për të hedhur dritë mbi atentatorët.
Burime pranë policisë bëjnë me dije së synimi i atentatorëve ka qëne vetëm ti jepnin një mesazh kërcënues pronartit të mjetit.
Ndërkohë vetëm një ditë më parë objektiv i një sulmi me shpërthim të telekomanduar ishte edhe bisnesmeni kuksian Ardian Trota, makina e të cilit shpërtheu në ecje në zonën e Golemit.
Trota mundi ti shpëtojë këtij atentati, ndërsa u dërgua në spitalin e Durrësit, ku dhe u prangos nga policia.

(Në foto: Makina ngjyrë e zëzë ku dyshohet se ishte vendosur lënda eksplozive) Foto të tjera
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO