Durrës, "Elektra" vjen së shpejti
në teatrin “Aleksandër Moisiu”

Durrës, në teatrin “Aleksandër Moisiu”">
DURRES- Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës do ta nisë sezonin artistik të 2015 tragjedinë e Sofokliut “Elektra”. Aktorët e këtij tetari po përgatisin skenat e tragjedisë për t’u shfaqur në 11 janar, ditë që përkon edhe me krijimin e trupës “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.
 
"Elektra" e Sofokliut është një pjesë ndryshe për trupën e aktorëve të Durrësit. Po mbushet një muaj që nga dita kur trupa e teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës nisi nga puna për vënien në skenë të tragjedisë antike "Elektra"të Sofokliut.
 
Një pjesë tepër impenjuese e cila veç talentit kërkon edhe një përgatitje speciale fizike nga ana e aktorëve për të përballuar dinamiken e kësaj tragjedie. Për këtë qëllim aktorët përpara se të nisin nga interpretimi bëjnë 15 deri 20 minuta ushtrime fizike.
 
Sot aktorët zbriten nga salla e vogël e provave në skenën e teatrit duke nisur kështu fazën e dytë të realizimit te saj.
 
Regjisori Laert Vasili shprehet entuziast për suksesin e tragjedisë greke dhe këtë e bazon te puna e aktorëve. Ai thotë se "synimi i të gjithëve është që pjesa të shfaqet për publikun më datën 11 janar, datë e cila përkon me festen e krijimit të trupës “Aleksandër Moisiu".
 
Nga ana e saj, për të qenë e suksesshme përpara artdashësve durrsakë, trupa e aktorëve impenjohet 5 orë në ditë në prova intensive, pasi pjesa konsiderohet e vështirësisë së lartë nga të gjithë specialistët e artit kudo në botë.
 
Duket se “Elektra” e Sofokliut do të çelë sezonin e artit skenik në qytetin e Durrësit për vitin 2015.
 
Drejtuesit e Teatrit “Aleksandër Moisiu" së bashku me drejtuesit e Kulturës në Durrës kanë krijuar të gjitha kushtet që kjo pjesë e re të vihet në skenë me sukses.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Drejtoi qeverinë gjatë periudhës së Pajtimit Kombëtar në '97, Bashkia e Kuçovës i jep titullin 'Qytetar Nderi' (pas vdekjes) Bashkim Finos

Drejtoi qeverinë gjatë periudhës së Pajtimit Kombëtar në '97, Bashkia e Kuçovës i jep titullin 'Qytetar Nderi' (pas vdekjes) Bashkim Finos