DURRES- Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme rreth 51 kg kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar Kanabis Sativa. Lënda narkotike është gjetur në mjetin e shtetasit Ajdit Piranej, 27 vjeç nga Shkodra.

Droga ishte fshehur në një bombol gazi, që furnizonte me karburant (gaz) automjetin dhe ishte vendosur në bagazhin e mjetit tip “Audi” me targa AA 903 FJ.

Automjeti do të imbarkohej në tragetin Francesca të linjës Durrës-Bari për të udhëtuar dret Italisë.

Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar poseduesin e lëndës narkotike, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë. Arrestimi i tij u krye në orën 03:00, ndërkohë që droga u zbulua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 24 nëntorit. 

droge
(Foto: Droga e fshehur në bombël)

makine
(Foto: Makina ku u gjet droga e fshehur në bombël)

 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)