TIRANE- Duket se Vlora vazhdon të jetë shembulli frymëzues për INUK-un e rretheve. Edhe në Durrës inspektorët e kësaj agjencie po punojnë për të zbuluar informalitetin në sektorin e ndërtimeve pa leje. Më e reja e kësaj pune ka qenë zbulimi i ndërhyrjeve pa leje nga subjekte apo familje të ndryshme në hapësirat e gjelbërta në hyrje të qytetit të Durrësit.
Projekti që përfundoi në prill 2011 e që u konsiderua si një ndër më të arrirët në Durrës, përsa i përket krijimit të hapësirave publike në favor të qytetarëve, brenda 2 viteve është mbushur nga ndërtimet pa leje duke ngushtuar pikërisht hapësirat publike. Sipas INUK-ut të Durrësit këto objekte të ngritura në mënyrë abuzive do të rrafshohen në fillim të vitit të ardhëshëm
Ndërtimet
Inspektorët e INUK-ut në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit sapo kanë përfunduar studimin e një zone atraktive, e cila është mbuluar nga ndërtimet pa leje. Bëhet fjalë për bllokun në hyrje të qytetit të Durrësit. Artur Çela, shefi i INUK-ut në Durrës thotë se "në këtë bllok janë identifikuar dhe regjistruar si ndërtime të paligjshme plot 50 objekte.
Ato janë kryesisht shtesa pallatesh të transformuara në lokale, të cilat kanë gllabëruar me qindra e qindra metra katrorë sipërfaqe të gjelbëra. Këto objekte do të rrafshohen në fillim të vitit të ardhëshëm". Në fakt në këtë pjesë të Durrësit,janë zaptuar rrugë e lulishte për të ngritur një numër të konsiderueshëm lokalesh, kryesisht bare.
Pronarët e tyre pasi kanë ndërtuar shtesa të paligjshme në katet e para të pallateve, e kanë vazhduar më tej veprën e tyre zaptuese, duke vendosur karrike nëpër lulishtet përgjatë këtij blloku. Është e njëjta skemë, thonë inspektorët e INUK-ut, që u përdor te lulishtet pranë Mauzoleut të Dëshmorëve, të cilat tashmë janë pushtuar. Blloku i banimit te hyrja e Durrësit, iu nënshtrua një projekti me vlerë 4 milionë dollarë, projekt i cili përfundoi në pranverën e vitit 2011. U shtuan sipërfaqet e gjelbërta, u ndërtuan kënde shlodhëse për qytetarët, u ndërtua një rrjet modern ndricimi, u ngritën kënde lodrash për fëmijë si dhe disa shatërvane dhe rrugë me gurë dekorativë.
Ndërhyrja
Sipas shefit të INUK-ut, Artur Çela, "ende nuk e kemi vendosur se ku do të ndërhyjmë më parë, te Mauzoleu i Dëshmorëve apo te hyrja e Durrësit. Sidoqoftë në fillim të janarit të vitit të ardhëshëm do të ndërhyet te të dyja këto blloqe. Qëllimi i aksionit nuk është vetëm lufta kundër ndërtimeve pa leje por edhe rikrijimi i sipërfaqeve të gjelbërta, të cilat do ti kthehen banorëve të Durrësit". Ndërkohë zona të mbushura me ndërtime pa leje janë edhe zona e plazhit deri në Golem (po flasim për vijën e parë), zona e Currilave si dhe përgjatë rrugës që të shpie në këtë të fundit.
Por në zonën e Currilave dhe përgjatë rrugës që të shpie atje ende nuk do të ndërhyet, pasi nuk ka fonde për të realizimin e projektit të Waterfront-it. Kjo i përket një periudhe tjetër,kanë sqaruar pak kohë më parë në bashkinë e Durrësit. Sipas inspektorëve të INUK-ut po punohet për plotësimin e njoftimeve zyrtare të cilat do t’iu shpërndahen pronarëve të lokaleve dhe ndërtimeve pa leje në dy zonat e lartpërmendura.
Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com