Pasditen e sotme rreth orës 17:15 në bregdetin e Durrësit është gjetur e mbytur një 40-vjeçare identiteti i së cilës nuk dihet ende. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në trupin e të mbyturës nuk ka shenja dhune. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 Durrës, në drejtim me Pistën e Vogël.
Gruaja është rreth 160 centimetër e gjata dhe ka flokë të gjata të zeza. Ajo ka veshur xhinse blu të errët dhe një bluzë me mëngë të shkurtra. Ndërkohë që në dorën e majtë ka një orë me zinxhir metalik dhe në gishtin e parafundit ka një unazë me gur rozë.
Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe bën thirrje se personat të cilët munden ta identifikojnë viktimën janë të lutur të telefonojnë në numrin pa pagesë 129.
Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA