Policia ka gjetur një fëmijë i cili kishte humbur në vendin e quajtur ‘’Rrota e Kuqe’’ në Durrës.

Ai është i seksit mashkull, 5 vjeç. Fëmija është rreth 1 metër i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza.

Ka të veshura një bluzë ngjyrë të bardhë me viza gri, pantallona sportive ngjyrë blu me vizë të bardhë anash dhe atlete të bardha.

Mendohet se fëmija quhet"Rogert", por nuk shprehet qartë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e familjarëve të fëmijës.

Çdokush që ka një informacion të vlefshëm për rastin është i lutur të telefonojë më numrin 0694110217.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com