Durrës, Gjiknuri: 46 për qind e
energjisë, humbet ose vidhet

Durrës, Gjiknuri: 46 për qind e<br />energjisë, humbet ose vidhet
TIRANE- Në takimin e zhvilluar me task forcën e ngritur në qytetin e Durrësit, për energjinë elekrike Ministri i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri kërkoi evidentimin e hartës së zonave në të cilat nuk vilen prej vitesh faturat e energjise.Gjiknuri deklaroi se- “Rreth 100 milionë dollarë rezultojnë të vjedhur dhe të pa arkëtuar vetëm në Durrës, ndërsa cdo vit shtetit shqiptar humbet 150 milion dollar nga energjia që nuk paguhet. Nga raportimet e bëra nga drejtues të CEZ-it në Durrës 46 përqind e energjisë humbet ose vidhet, ndërsa katër agjencitë së bashku të Durrësit, Krujës, Kavajës dhe Shijakut kanë në total 18.4 miliard lekë të paarkëtuara nga debitorë familjarë , të biznesit dhe shtetërorë.

Në takimin e zhvilluar në Durrws ka marrë pjesë edhe Zëvendëkryeministri Niko Peleshi i cili deklaroi - “situata në sektorin energjetik është dramatike, ku vetëm vjedhjet arrijnë mbi 150 milionë Dollar në vit”. Zoti Peleshi tha se –“Qeveria ka nisur një aksion të gjerë kombëtar për evidentimin dhe goditjen e të gjithë subjekteve, që vjedhin energjinë elektrike, por i ka bërë thirrje edhe gjykatave që të bëjnë punën e tyre. "Kjo veprimtari që po fillojmë tani me Task Forcën për humbjet e energjisë ka disa dimensione. Së pari, ka dimensionin e rëndësishëm të shëndoshjes të financave të vendit, të buxhetit të vendit, por së dyti ka edhe një dimension për të..

Zëvëndëskryeministri Niko Peleshi,  u shpreh se “duhet vendosur drejtësia në vend, për ta hedhur shtetin në anën e tyre që paguajnë rregullisht, të cilët vazhdimisht kanë qenë të sfiduar ndaj informalitetit". Së bashku me Ministrin e Energjisë, Damian Gjinkuri, numri dy i Qeverisë ka drejtuar mbledhjen e parë të njësisë operacionale të ngritur për evidentimin e humbjeve të energjisë në rajonin e Durrësit. "74 për qind e çoi Qeveria e kaluar borxhin dhe ne nuk e kemi më luksin të marrim borxh dhe të kalojmë momentin, duke u bazuar tek borxhet. Pra, sot nuk kemi rrugë tjetër përveç mirëadministrimit. Ju e keni dëgjuar, për këtë vit ne presim një kontribut, një mbështetje rreth 350 milionë dollarë nga FMN-ja dhe BB-ja, ndërkohë ne vetë humbasim 150 milionë dollarë nga vjedhjet e energjisë elektrike", theksoi Peleshi.

Ministri i Energjisë, Gjiknuri tha se situata është tejet kritike dhe kërkoi evidentimin e hartës së atyre që nuk faturohen fare. "Realisht problemi i energjisë është problem emergjent, pavarësisht nga mangësitë teknike që mund të ketë furnizimi, gjë që vjen edhe nga mungesa e parave për të investuar në rrjetin e shpërndarjes, që duhet ta kuptojmë edhe këtë, ka shkuar në pikën ku nuk mban më. Mjafton të shohësh vetëm shifrat për Durrësin, bëhet fjalë për mbi 100 milionë dollarë të vjedhura, të pa arkëtuara gjatë gjithë këtyre viteve të fundit", tha Gjiknuri. Humbjet dhe abuzimet me energjinë jo vetëm që kanë gërryer për vite me radhë buxhetin e shtetit, por e kanë zhytur sektorin në një zinxhir borxhesh që arrin deri në 1 miliardë dollarë.

Njësia operacionale vendore për energjinë
Në sallën e mbledhjeve të institucionit të Prefektit të qarkut Durrës-Krujë, u krijua njësia operacionale vendore e Task-Forcës për energjinë elektrike nën drejtimin e Prefektit Roland Xhelilaj, i cili mbajti një raport ku vihej në dukje situata e rëndë. Kjo dukej dhe me pjesëmarrjen e Zëvëndëskryeministrit Niko Peleshi, Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, kryetarit të këshillit mbikëqyrës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike Pajtim Bello. Fill pas prefektit Xhelilaj raportoi drejtori i drejtorisë rajonale Durrës për ÇEZ Shpërndarjen sha Shkëlqim Troplini, që deklaroi se 46,65 për qind e energjisë humbet ose vidhet. Ndërsa vlera gjithsej e detyrimeve të papaguara, përfshirë dhe familjarët, për katër agjencitë së bashku të Durrësit, Krujës, Kavajës dhe Shijakut, arrin në 18.4 miliardë lekë.

Meqenëse mbledhja do të vazhdohej pa praninë e mediave, e mori fjalën ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, i cili tha se situata e energjisë elektrike dhe pagesës së faturave është mjaft alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Krahas vjeljes së debive një tjetër pikë, në të cilën kërkohet ndërhyrja më e madhe, është evidentimi i hartës së zonave në të cilat nuk i faturohet prej vitesh energjia, apo edhe vjedhin nëpërmjet lidhjeve të paligjshme. Kurse zëvendëskryeministri Niko Peleshi, në cilësinë e kryetarit të Task-Forcës për energjinë elektrike, deklaroi se “krijimi i njësive vendore operative për zgjidhjen e problemit të pagesave të energjisë elektrike nuk do të jetë një fushatë presioni, por një veprimtari e vazhdueshme”.

Sipas numrit dy të kabinetit qeveritar, “ngritja e kësaj strukture synon shëndoshjen e financave të vendit dhe sfidën ndaj mentalitetit të gabuar se shteti është kundër qytetarëve. Çdo vit, vendi ynë humbet 150 milionë dollarë nga abuzimi me energjinë elektrike, me të cilat mund të ndërtoheshin shkolla dhe rrugë të reja, -tha Peleshi. - Në këtë sfidë ne kemi pranë prokurorinë dhe policinë e shtetit, u bëjmë thirrje edhe gjykatave të mbështesin veprimtarinë e Task-Forcës”. Peleshi shtoi se “kjo Task-Forcë duhet patjetër të lërë gjurmë në punën e saj dhe të thyhet përfundimisht mentalitetit se energjia është e shtetit dhe nuk e paguajmë. Puna e Task-Forcës nuk duhet të konsiderohet vetëm si fushatë por si një punë e vazhdueshme”.

Humbjet e energjisë në rrjet
Po ti referohemi bilancit të energjisë elektrike, për vitet 2011 dhe 2012, rezulton se humbjet në rrjet kanë ardhur në rritje. Kështu sipas tabelës, humbjet në rrjet në vitin 2011 ishin 2,179,157 MWh, ndërsa në vitin 2012 humbjet në rrjet u rritën me 1,070,882 MWh. Kështu në vitin 2012 humbjet në rrjet ishin 3,250,039 MWh. Ky fakt u pohua edhe nga Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, i cili ka pranuar mangësitë teknike që mund të ketë furnizimi, gjë që vjen edhe nga mungesa e parave për të investuar në rrjetin e shpërndarjes, që duhet ta kuptojmë edhe këtë, ka shkuar në pikën ku nuk mban më”


Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore