Pas një pune prej dy muajsh, për të dokumentuar vjedhjet që 4 të mitur kanë bërë në qytetin bregdetar të Durrësit, janë arrestuar dy 15- vjeçarë dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy 14- vjecarë.

Në pranga ka përfunduar H.D, 15 vjeç,  A.A, 15 vjeç, E.Z dhe E.Xh,  14 vjeç.

Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se 15-vjeçari H.D dhe 14- vjeçari E.Xh, janë proceduar edhe më parë për vjedhje.

Vjedhjet që kanë kryer minorenet

1. Më datë 25.05.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.V. ku kanë marrë 90 000 lekë.

2. Më datë 02.06.2017, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç. ku kanë marrë TV dhe kompjutera lojërash Playstation.

3. Më datë 28.06.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases K.C. ku ka marrë 5 000 lekë.

4. Më datë 16.07.2017, në lagjen Nr.8, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit L.Z. ku kanë marrë 9 000 lekë.

5. Më datë 21.07.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanet e shtetasve S.J. , N.K. dhe K.K. ku kanë 50 000 lekë dhe një aparat fotografik.

6. Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh. S. ku kanë marrë disa paketa cigare.

7. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetases S.Ç. ku kanë marrë 3 000 lekë.

8. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje farmacinë e shtetases T.S. ku kanë marrë 10 000 lekë.

9. Më datë 31.07.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I.E. ku kanë marrë 10 000 lekë.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Redaksia Online
D.T/Shqitarja.com