Goditet në Durrës grupi i cili fuste lëndë narkotike në ambientet e burgut në Durrës
Gjatë operacionit ‘Psikologu’ janë arrestuar 3 persona si dhe janë ndaluar dy të tjerë.
Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 42.5 gr heroinë, 13 gr kokainë, 36 gr kanabis sativa, 2 peshore elektronike, 3 250 € dhe 27 500 lekë të reja dhe 5 telefona celularë
Pas një hetimi dy mujor rezulton se ishte psikologu i burgut dhe një i burgosur të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë shpërndanin lëndë narkotike në ambjentet e burgut.
Në pranga kanë rënë 49-vjecari Arjan Belishova psikolog në burgun e Durrësit ,50 vjecari Astrit Hushi banues në Durrës dhe 32 vjecari Saimir Zotkaj i burgosur.
Ndërsa janë ndaluar 24 vjecari Serxhoi Shtjalshi dhe 38 vjecari Sodiol Duma.
[gallery]23271[/gallery]
Mekanizmi si veproni grupi
Policia bën me dije se Astrit Hushi (i dyshuar në rolin e ndërmjetësit) siguronte lëndën narkotike tek i Sodiol Duma (i dyshuar në rolin e furnizuesit) dhe i’a jepte Arjan Belishova (i dyshuar në rolin e korrierit), me detyrë psikolog në I.E.V.P. Durrës , i cili e fuste në ambientet e I.E.V.P.
Belishova i’a dorëzonte lëndën narkotike shtetasit Saimir Zotkaj, i cili është i burgosur në I.E.V.P. Durrës. Saimir Zotkaj (i dyshuar në rolin e shpërndarësit) e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.
Serxhio Shtjalshi, punonjës në lokalin e I.E.V.P., merrte lekët nga Saimir Zotkaj dhe i’a jepte shtetasit Astrit Hushi, lekë me të cilat ky i fundit blinte lëndën narkotike dhe paguante psikologun.
Më datë 27.07.2017, Astrit Hushi është kapur në flagrancë duke i dhënë lëndën narkotike Arjan Belishova, të ndarë në doza, si edhe një sasi lekësh për punën që do kryente A. Belishova, duke e futur lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit” dhe "Moskallëzimi i krimit" në bashkëpunim parashikuar në nenet 283/2, 324/a/2 dhe 300 të Kodit Penal.
/Shqiptarja.com

VIDEO