DURRES - Një kazino është grabitur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Durrësit, afër rrugës së portit. Sipas të dhënave të policisë grabitja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen Nr.3 të qytetit, tek kazino Admiral.
Pas hetimeve të kryera, në orën 08.00 të ditës së sotme u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Ferdinand Verteniku, 51 vjeç, lindur e banues në Durrës, i dënuar disa herë më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi në fjalë, rreth orës 02.00 ka hyrë në kazino, i maskuar dhe nën kërcënimin e një arme zjarri të llojit pistoletë i ka marrë punonjësit të kazinosë shumën prej 30.000 lekë të rinj.
Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar në fjalë u sekuestruan 1 jelek antiplumb, 400 gr lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa, 1 paruke, 1 palë doreza dhe1 maskë, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë grabitjes.
51-vjeçari Ferdinand Verteniku akuzohet për veprën penale të vjedhjes me armë, prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, mbajtjes pa leje të armës.
Materialet proceduriale, në ngarkim të të akuzuarit i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com