DURRES - Vazhdojnë hetimet për grabitjen e tre kambistëve paraditen e 7 janarit në qendër të Durrësit.

Makina e llojit fuoristradë e bardhë, Range Rover, me targa angleze, e cila u gjet dje në zonën e quajtur “Adriatik” në Laç, e mbuluar me ferra nga grabitësit për të humbur gjurmët, rezulton se ishte vjedhur vitin e kaluar.

Denoncimi për grabitjen e saj ishte bërë në polici nga pronari i automjetit, identiteti I të cilit nuk bëhet i ditur për ceshtje hetimi.

Ndërkohë policia e Durrësit vazhdon hetimet për të rënë në gjurmët e grabitësve, të rreth 100 mijë dollarëve.

Deri tani janë shoqëruar rreth 20 persona.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta të 7 janarit, kur kambistët, Rajmond Çollaku, Arben Çuni dhe Hajdar Lala, kanë dalë nga një bankë ku kishin bërë edhe tërheqjen e parave.

Dje “A1 Report” dhe “Shqiptarja.com” zbuloi e para foton e makinës .

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)