Durrës, grinden me thika katër
adoleshentë, plagosen dy prej tyre

Durrës, grinden me thika katër<br />adoleshentë, plagosen dy prej tyre
DURRËS – Paraditen e sotme, rreth orës 11.00, në afërsi të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës ka ndodhur një grindje me armë të ftohta midis disa të rinjve 17-vjeçarë, nga i cili kanë mbetur të plagosur dy nxënës të këtij gjimnazi.

Policia njoftoi se njeri prej tyre, me inicialet E.K.lindur në 1996, banues në lagjen 15, Spitallë,  ka marrë goditje thike në shpatull ndërsa një tjetër i po kësaj moshe me iniciale  Xh.T. banues në lagjen 6 Durrës ka dëmtime thike në shpinë dhe me grusht metalik, në kokë.

Policia që arriti në vendngjarje arrestoi dy persona, që dyshohen edhe si autorë të saj, konkretisht 16-vjeçarët nga Spitalla me iniciale G.S dhe G.Xh.

Aktualisht gjendja e dy të dëmtuarve paraqitet jashtë rrezikut për jetën dhe ata po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Serbia e di se nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

Augustin Palokaj: Serbia e di se nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën