Durrës/ I dënuar me 4,5 vite burgim në Itali për trafik droge, arrestohet për ekstradim 51-vjeçari nga Maminasi (EMRI+VIDEO)

Durrës- Një person i shumëkërkuar nga Italia për trafik droge dhe i dënuar në mungesë me 4,5 vite burgim, është arrestuar ditën e sotme (18 mars) në Durrës, me qëllim ekstradimi.

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, aksioni policor i koduar “Operacionalja 34”. Kapet në Maminas dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari Albert Koni.

“Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me homologët e Policisë italiane, kanë kapur në Maminas dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Koni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, me vendimin e datës 10 janar 2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti tragjik me 4 viktima, momenti kur forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për të nxjerrë trupat e pajetë

Aksidenti tragjik me 4 viktima, momenti kur forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për të nxjerrë trupat e pajetë